"VM Center" në Preshevë zgjerohet edhe për 800 metra katror, punësime të reja
Në komunën e Preshevës bizneset private mbeten promotor të hapjes së vendeve të reja të punës.Kompania “VM Center” me 90 të punësuar tani ka zgjeruar hapësirat e sektorit të supermarketit duke i shtuar edhe artikuj të ndryshëm e punësuar edhe 12 punëtorë të rinj.
Faton Sulejmani, pronar i kësaj qendre tregtare të vendosur në afërsi të Preshevës thotë se ky zgjerim bëhet shkaku i sjelljes në “VM Center” edhe të 6000 artikujve të ri të cilët i kanë munguar tregut preshevarë dhe që deri tani kanë mundur të gjenden vetëm në qytetet e mëdha të rajonit.
“Kemi bërë shtimin e hapësirave sepse kemi sjellë mijëra artikuj të ri, andaj kemi shtuar kapacitetin edhe me 800 m/2. Tani përveç që çmimet janë më të lira se kudo tjetër, asortimani i artikujve çdo ditë shtohet dhe për momentin në kompaninë tonë për konsumatorët ofrohen me dhjetëra mijëra artikuj”, theksoi Sulejmani.
Ai është shprehur se kualiteti i prodhimeve që ofrohen, komoditeti si dhe aksionet e përditshme në mallrat ushqimore edhe të tekstilit, ka bërë që të kenë konsumator nga komuna e Preshevës, Bujanocit, Vrajës, Leskocit, Kumanovës e vendeve tjera.
Kjo qendër tregtare është një vend ideal që përveç supermarketit, ekziston edhe butiku me artikuj të ndryshëm të tekstilit për të gjithamoshat, shitet teknikë e bardhë dhe funksion restoranti e pastiçeria por edhe këndi i lojërave për fëmijë./Titulli.com/